Pas betimit, ministrat e rinj të kabinetit qeveritar morën pjesë në mbledhjen e parë të qeverisë. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga takimi, ku dallohet pranë zv.kryeministres së re, Albana Koçiu. Në tryezë ishin të gjithë ministrat, përfshirë tre emra të rinj: Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi.
Ministrat e rinj në kabinetin qeveritar janë:
Zv.kryeministre: Albana Koçiu
Ministër i Brendshëm: Besfort Lamallari
Ministër i Drejtësisë: Toni Gogu
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: Enea Karakaçi
Ministër i Mbrojtjes: Ermal Nufi
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin: Erjona Ismaili
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ferit Hoxha

Mbledhja e parë e qeverisë pas ndryshimeve në kabinet shënon nisjen e detyrës për ministrat e rinj dhe prezantimin e tyre pranë trupit qeveritar.
