Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në përmbyllje të vizitës së tij të suksesshme në Bruksel javën e kaluar, përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor, fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së.
Ajo që bie në sy në këtë foto është se cdo përfaqësues ka përpara emrin e shtetit që përfaqëson ndërsa Shqipëria ka emrin e Altin Dumanit. Mund të jetë lapsus I organizatorëve, por të krijohet ideja sikur Altin Dumani është emri I një shteti të ri.
