Vlora ishte një nga 5 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, një ditë më parë.

Kandidatët për këto zgjedhje ishin Brunilda Mersini e PS, Dionis Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita dhe Gjergji Nika, kandidat i pavarur.

Por duket se një prej votuesve nuk i ka pëlqyer asnjë nga emrat e mësipërm dhe vendosi t’a hidhte votën për Ermal Dredhën, ish-kryebashkiakun që dha dorëheqjen vetëm pak kohë më parë.