Deputetët e Partisë Demokratike ka mbërritur në Kuvend për seancën e radhës plenare ndërsa në duar, ashtu si dhe herën e kaluar mbajnë pankarta si ato në protestat e zhvilluara në Tiranë, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nderkohe, ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot për seancën e radhës ku rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha. Kjo konferencë u zhvillua më 26 maj në Bruksel duke i hapur zyrtarisht rrugë mbylljes së grupkapitujve.
Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 4 interpelancave, ku në 2 prej të cilave kërkohen shpjegime nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT si dhe për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20 të çdo muaji.
