Deputetët e Partisë Demokratike zgjodhën një mënyrë ndryshe të hyrjes në parlament në seancën e sotme. Ata u shfaqën me parulla të protestës në duar, teksa një prej tyre e ngjitën në xhamin e derës së hyrjes së Kuvendit. Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u përpoq ta hiqte nga xhami dhe ia doli pjesërisht, përpara se punonjësit të ndërhynin./ Top Channel