Një foto ka mbërritur në redaksinë e Gazetës Shqip, teksa ajo çfarë shihet është një roje plazhi, i cili siç duket po bën gjumin e pasdites.

Teksa prej dy ditësh deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar duke rrezikuar kështu lehtësisht jetën e plazhistëve, duket se roja i plazhit në Spille ka vendosur të çlodhet e të marr një sy gjumë.

Nuk dihet identiteti i tij, por humbja e vigjilencës nga ana e rojes, sikur edhe për pak minuta mund te kushtoj shtrenjtë jetën e turistëve.