Protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve kanë sjellë sërish parulla dhe mesazhe të forta kundër klasës politike në vend, me fokus kryesisht te kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, fotot e Ramës dhe Ballukut janë vendosur mbi një betoniere, ku shkruhet mesazhi: “Rama n’burg, Balluku n’burg”.
Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga protesta masive, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe mbajtjen e përgjegjësive politike për situatën në vend.
