Në seancën e ditës së sotme, ku pritej të diskutohej programi qeverisës, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin dhe ambasadorët e huaj.
Mes tyre, ishte edhe ambasadori spanjoll në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, i cili duket se ka ngelur pak i habitur, për të mos thënë i shokuar, nga kaosi që përfshiu sot sallën.
Në momentin kur deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës po debatonin ashpër, madje dhe fizikisht, kamera ka fokusuar Venturën, që shfaqet duke kapur kokën me duar.