Një banore është evakuuar nga zjarrfikësit, në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse kanë hyrë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri, duke shpëtuar një të moshuar.

Nga flakët është përfshirë fasada e pallatit, e cila është dëmtuar plotësisht.

Nuk dihen nëse ka ende persona të tjerë në ndërtesë, teksa 4 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.