Instalacioni “Kërpudha” dhe pema e festave të fundvitit janë hequr nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë, disa orë para protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.

Instalacioni “Kërpudha” është dëmtuar edhe më parë gjatë protestave dhe duket se ky veprim për ta hequr atë përkohësisht i paraprin një “sulmi” tjetër të mundshëm.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare kundër qeverisë, pas skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, dhe AKSHI.