Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, ndërsa Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë. Dhe e gjithë, mbledhja e përbashkët u bë pa përkthim, sepse gjuha zyrtare ishte ajo italiane. Ministrat firmosen një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia.

Një ditë historike, e cilësuan të dy kryeministrat duke dhënë mesazhe për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve fqinje. Takimi në Romë do të pasohet nga një tjetër tryezë e përbashkët, që sipas kryeministres Meloni, do të ketë në fokus kryesor “Korridorin 8”.

Një ditë e gjatë në Romë, mes atmosferës politike domethënëse dhe simbolikës historike të marrëdhënieve mes dy vendeve, u mbyll me një faqe të re bashkëpunimi dhe një përqafim të ngrohtë mes dy kryeministrave./ Top Channel