Lëvizja “Shqipëria Bëhet” u largua me forcë nga sheshi para Kryeministrisë, ku protestonin prej një jave. Megjithatë, kryetari i lëvizjes, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësit e tij nuk janë dorëzuar.
Ata janë zhvendosur disa metra më tej, matanë Bulevardit, pranë Kryesisë së Kuvendit, ku u grumbulluan në rreth, duke ndezur furnela të vogla për ngrohje dhe duke hedhur batanije për shkak të të ftohtit.

Zhvendosja u bë pas ndërhyrjes së policisë, e cila krijoi një gardh sigurie një orë para nisjes së protestës së paralajmëruar të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha.
