Momente tensioni janë shënuar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa një grup protestuesish kanë tentuar që të bllokojnë hyrjet e institucionit.

Ata kanë hedhur vezë dhe ujë në drejtim të makinave të ministrave dhe deputetëve, në shenjë revolte. Duket se vezët ende nuk kanë mbaruar, dhe një prej protestuesve rri në ‘gatishmëri’ për t’i hedhur ato në drejtim të ndonjë ministri apo deputeti që mund të dalë nga godina. Gjatë tensioneve ka pasur edhe përplasje dhe shtyrje fizike me policinë, ku më pas u kërkuar edhe ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.