Protestuesit e opozitës në Milot kanë djegur shkurret, në anë të rrugës.
Në vendngjarje ka ardhur një zjarrfikëse, për të shuar flakët në shkurre.
Bëhet me dije se policia është bërë gati për ndërhyrje.
Ndërsa, protestuesit kanë kundërshtuar edhe zjarrfikësen, duke mbajtur të bllokuar aksin rrugor. Protestuesit janë shtrirë përpara zjarrfikëses, që ajo mos të shuajë zjarrin tek shkurret.
