Nisja e seancës plenare ditën e sotme ka bërë bashkë dhe krerët e komuniteteve fetare në vend.
Siç shihet në foton e mësipërme, të gjithë krerët e komuniteteve fetare. 

Edhe pse është seanca e parë e legjislaturës së re, sot në Kuvend nuk kanë munguar tensionet. Gjithçka ka nisur teksa drejtuesi i seancës Vasil Llajo shtroi për miratim Komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve, të propozuara nga Kryeminsitri Edi Rama.

Kjo ka ngjallur reagimin e PD që ka kundërshtuar dhe Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën. Në momentin që drejtuesi Vazil Llajo nuk pranoi, Berisha është ngritur duke shkuar në foltore, të cilën e ka bllokuar dhe ka nisur të mbajë fjalim.