Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Budapest, ku dhuroi një përqafim të veçantë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Fotoja e këtij momenti, ku të dy liderët shfaqen të buzëqeshur, u shpërnda gjerësisht dhe u publikua edhe nga media britanike The Telegraph. Samiti, që u mbajt në Hungari, mblodhi përfaqësues nga 42 shtete, përfshirë presidentin Zelensky, i cili po merr mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.