Sot shënohet dita e 40-të e protestave.
Për këtë arsye disa studentë kishin zgjedhur në mënyrë simbolike të sillnin hallvë në protestë.
Ata thanë se me hallvën duan të tregojnë se kanë 40 ditë që kanë vrarë frikën dhe mund të dalin të protestojnë në shesh për atë që ata mendojnë se duhet të dalin.
Studentët shkuan për të ndarë hallvë përveç protestuesve, edhe tek punonjësit e Policisë së Shtetit, por asnjë prej tyre nuk pranoi të merrte, për shkak se ishin në orar pune.

