Kjo është ura që do të lidhë ambientet e reja të BKH me ato të SPAK, e cila është ende në ndërtim.

Pak javë më parë, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi ngritjen e një force operacionale brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila do të jetë e aftë të vëzhgojë dhe të inflitrohet në hetime ‘undercover’.

Ky është plani i SPAK për të fuqizuar hetuesit e BKH, që siç pranohet zyrtarisht ka si synim pavarësi të plotë nga Policia e Shtetit, tek e cila vazhdojnë të mbështeten nga krijimi.

Ky detaj vihet re në raportimin vjetor të SPAK, kurse propozimet vijnë jo shume larg nga koha kur SPAK është ankuar për dekonspirim dhe tradhti kur aksionet i kanë dështuar.

’Ngritja e një njësie të tillë  brenda strukturës do të kufizojë maksimalisht edhe mundësinë e  rrjedhjes  së informacioneve  gjatë veprimeve hetimore si dhe do të zhvillojë një dimension tjetër të kapaciteteve hetimore”, deklaron prokuroria e posaçme.

Nga hapja e Byrosë sipas modelit të FBi amerikane, BKH ka marrë në dorë edhe përgjimet, së fundmi edhe njësinë parandaluese, edhe pse rezulton ende jo funksionale njësia e vlerësimit të riskut.

Po ashtu çdo zyrë e marrjes në pyetje është  pajisur me sistem të instaluar kamerash dhe regjistrim audio për të garantuar monitorim dhe dokumentim të plotë në rastet kur pyeten deklaruesit dhe dëshmitarët.

Top Channel