“Instalacioni publik ‘8 për 8 Prillin’ bëhet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Ky instalacion u realizua për t’i dhënë një lloj vizibiliteti këtij komuniteti, që megjithëse të gjithë e shohim dhe përballemi me të në jetën e përditshme, shpesh shoqëria jonë nuk ka shfaqur interes ndaj tij, për ta ditur më tepër, për të njohur kulturën, traditat apo dhe problematikat.
Ky instalacion vendoset përballë Parlamentit për të arritur vizibilitetin dhe ndaj unë zgjodha artin si gjuhë komunikimi ndërmjet romëve dhe jo romëve për t’i dhënë zë dhe siguri, si dhe vetëbesim komunitetit rom.
Romët në këtë ditë nuk duhet të festojnë, por të reagojnë përmes teknikave dhe gjuhëve të ndryshme për të drejtat e tyre, për të ruajtur kulturën, pra hapjen e këndeve që kultura të promovohet.
Vlerësimi i komunitetit nga shoqëria, pasi ai dhe dimensioni i tij kulturor përbën një pasuri kombëtare”, tha autori: Artisti i ri rom, Sead Kazhanxhiu.