Alex Soros, i cili drejton fondacionin “Open Society Fondations” themeluar nga babai i tij, George Soros, me shtrirje në shumë vende të botës, ndodhet në Durrës. Ai është takuar me qytetarët afganë që janë strehuar përkohësisht në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se në kontingjentin e parë të qytetarëve afganë, që mbërritën në vendin tonë, kishte edhe pjesëtarë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Fotot e bashkëbisedimit në Durrës me këta qytetarë afganë i ka publikuar vetë në rrjetet sociale Alex Soros.  

“Ditët e kaluara, kam pasur privilegjin të takoj kolegë nga “Open Society Fondations” Afghanistan dhe të tjerë të evakuuar, që janë nxjerrë nga Afganistani dhe ndodhen të sigurt në Shqipëri. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, nëpunës civilë, artistë dhe familjet e tyre të ngushta”, shkruan Alex Soros.

Ai shihet teksa bisedon me qytetarët afganë, ndërsa nuk ka hezituar që të bashkohet edhe në lojërat e fëmijëve, të cilët ndodheshin duke luajtur në ato momente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)