
Të tjera detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Elbasan.
Sipas informacioneve të para shtetasi Lefter Zh ka pasur një konflikt me familjarët e tij, të cilët i ka dhunuar.
Familjarët kanë njoftuar policinë dhe në momentin që uniformat blu kanë shkuar në banesë ka qëlluar në drejtim të tyre dhe në ajër.
Personi i cili po vijon të qëllojë në drejtim të policisë është ende në banesë, ndërkohë që bashkëshortja e tij dhe vajza janë nxjerrë nga uniformat blu. ka qenë gruaja e cila ka njoftuar policinë për dhunë në familje, por më pas personi ka bërë rezistencë duke qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë.
Si pasojë e të shtenave jane plagosur jashte rrezikut per jeten dy kalimtare te rastit ne momentet e para kur ka filluar te qellonte personi ne drejtim te Policise.
Ndërkohë që mediat dhe gazetarët po raportonin nga vendi i ngjarjes, krismat e automatikut, vijuan të dëgjoheshin.

