Në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje është djegur një shtëpi e pabanuar.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, në vendin e ngjarjes kanë shkuar me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes si dhe efektive të Policisë së Shtetit.

Raportohet se zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Banesa është në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha dhe prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty.

Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.