Një alarm për bombë në kullën Eiffel ka vënë në alarm autoritetet policore franceze. Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka sinjalizuar se një bombë është vënë në ambientet e kullës Eiffel në Francë, një nga vendet më të vizituara nga turistë nga e gjithë bota.
Policia ka evakuuar të gjithë vizitorët që ndodheshin pranë saj. Sipas policisë në momentin e evakuimit në kullën Eiffel ndodheshin rreth 1500 turistë.
Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet me qen antieksplozivë për të kontrolluar monumentin.
30 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)