Në Vlorë, pas paralajmërimeve për reshje të dendura dhe rritje të prurjeve të ujit, banorët kanë nisur të marrin masa mbrojtëse për shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Në disa zona të qytetit, qytetarët janë parë duke vendosur thasë me rërë te portat hyrëse, për të shmangur depërtimin e ujit në rast përmbytjeje.
Vlonjatët shprehen të shqetësuar për situatën e motit gjatë ditëve në vijim, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e terrenit, duke apeluar për kujdes dhe zbatim të këshillave zyrtare.





