Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me aksionin që do të ndjekë opozita për protestat.

“Për të bashkëpunuar dhe më shumë dhe me të gjitha zhvillimet e reja dhe me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar. Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Vendimi ynë është pa asnjë diskutim përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit. Vazhdim pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve, që vazhdon çdo ditë. Vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve për aferën. Asnjëherë nuk kam shqetësim në raport të Ilir Metës me drejtësinë. Përkundrazi, afera e inceneratorëve…Problemi i shqetësimit kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni. Përgjegjësinë për aferën e inceneratorëve e ka ai që vazhdon akoma garantimin e kësaj afere”, tha ai.

Sa i takon thirrjes së Petrit Vasilit nga SPAK, dhe një përballje të mundshme të tijën me drejtësinë, për lotimin e LSI-së së dikurshme, Meta tha se nuk kishte asnjë frikë.

‘Asnjëherë nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet Ilir Metës me drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptare.’- tha Meta.