Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga takimi i tij me shqiptarët në Selanik, i cili u zhvillua ditën e djeshme. Ai ka shprehur falenderime për mikpritjen e ngrohtë që mori nga bashkatdhetarët, duke e cilësuar atë si një frymëzim kuq e zi për të gjithë shqiptarët.
Në postimin e tij, Rama thekson: “Mirmëngjes, dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë.” Ky takim tregon lidhjen e fortë mes kryeministrit dhe diasporës shqiptare, duke forcuar ndjenjat e unitetit dhe identitetit kombëtar.

