271 rënjë kandais janë asgjësuar ditën e sotme nga policia, pasi ishin kultivua në disa fshatra në zonën e Krujës.
Uniformat blu kanë njoftuar se është finalizuar faza e 22-të e megaoperacionit “Territor i Pastër”, ndërsa lëndët narkotike janë gjetur jetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.
Në operacion morën pjesë 213 forca policie dhe u përdorën 12 dronë, ndërsa vijon puna në terren për idnetifikimin e rasteve të tjera të kultivimit të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet faza e 22-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj.
Gjatë fazës së 22-të u angazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.
Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe komisariateve në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 22-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatit Mukje, Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë, u gjetën në total, të kultivuara 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni i kontrollit të territorit vijon.