Gjykata e Tiranës ka liruar dy policët që u arrestuan pasi fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi Shaljanin, në procesin e punësimit të tij në AMP.
Shaljani humbi jetën sot pasi u plagos gjatë një atentati pranë Aeroportit të Rinasit teksa drejtonte një makinë luksoze me pasagjer Gilmando Danin, i cili mbeti i vdekur në vendngjarje.
Gjykata Penale e Tiranës ka konkluduar se arrestimi i dy efektivëve të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, ishte i paligjshëm dhe ka vendosur të mos vendosë asnjë masë sigurimi ndaj tyre. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” deri në përfundimin e hetimeve.
Atentati ndodhi në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit, ku Gilmando Dani, sapo kishte zbritur nga avioni nga një fluturim nga Barcelona, ku kishte qëndruar 4 ditë dhe po udhëtonte në mjet me mikun e tij Muçi Shaljani kur u qëllua me breshëri plumbash. Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Shaljani pasi humbi jetën ditën e sotme, pasi 4 ditësh qëndrim në spital.

