Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thikë një turist portugez. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 11 persona, dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Tre punonjës të shtetit nga të cilët dy policë dhe një tjetër punonjës burgu, kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Ata akuzohen për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim i krimit” dhe “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.
Ata janë Miosid Matushaj, punonjës i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, Romeo Shehu punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit. Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
