Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e deklarimit të pagave reale në një bashkëbisedim me bizneset, duke e quajtur këtë një problem të madh. Ai theksoi se mosdeklarimi i pagave përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe përmbushjen e obligimeve sociale.

Rama paralajmëroi se do të merren masa administrative ndaj atyre që abuzojnë me këtë praktikë, duke i quajtur ‘grabitës’ ata që përfitojnë nga shmangia e detyrimeve tatimore. Ai bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes qeverisë dhe biznesit për të krijuar një ambient më të drejtë dhe transparent për të gjithë punonjësit.

“Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë.

Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Është fajke shumë e rëndë, turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon.”, tha Kryeministri.