Është shoqëruar në komisariatin e Durrësit Dorjan Sherifi, personi i cili kishte marrë me qira banesën në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku po qëndronte i fshehur Aldo alias Elidon Avdylaj.
Aldo Avdylaj u shpall në kërkim nga SPAK më 2 tetor pas një operacioni të zhvilluar në Durrës e Shijak ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt.
Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.