Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka bërë deklarata të forta në një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, në podcastin “MaShqip”, duke folur për fatin e Talo Çelës, i zhdukur prej vitesh.
Sipas tij, Talo Çela është vrarë nga vëllezërit Çopja, teksa ndodhej në një restorant në Elbasan, në pronësi të tyre.
“Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i tyre. E vranë që mos të fliste, që të humbnin gjurmët,” – u shpreh Fitim Dumani.
Ai shtoi gjithashtu se konflikti mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës nisi për një borxh prej 10 mijë eurosh, ndonëse dikur ata kishin qenë miq të ngushtë.
“Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat,” – tha Dumani.