Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të ketë drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, teksa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë




