Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në aksin Peqin–Elbasan, humbi jetën 73-vjeçari Agim Hoxha
Është identifikuar viktima e aksidentit tragjik të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan.
Bëhet fjalë për Agim Hoxhën, 73 vjeç, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një furgon në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00 dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
