Një automjet që transportonte nxënës shkolle është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Livadhia -Sarandë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi i automjetit, ndërsa janë plagosur dy nxënës.
Aksidenti ndodhi kur mjeti, për arsye që ende nuk dihen, ka devijuar nga rruga dhe si rezultat është përplasur me një tjetër makinë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Kamber Veledini ndërsa kanë mbetur të plagosur dy nxënës që udhëtonin në të njëjtën makinë dhe që janë motër e vëlla, Aurora dhe Rikardo Telo, përkatësisht 17 dhe 15 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
18 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)