Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjitikëa, Belinda Balluku, u shpreh se të gjithë linjat janë funksionale përsa i përket transmetimit.
“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit.
Kaskada ka pasur prurje rekord, 3000 metër kub/sekondë. Kuota e Fierzës ka arritur në 289.77 metra. Prurjet kanë rënë, janë 1500 metër kub/s”, tha ajo.
