Ditën e sotme, në mbledhjen e Qeverisë u propozuan disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

Më poshtë janë të gjitha propozimet për ndryshime në përbërjen e këtyre institucioneve:

  • Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
  • Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
  • Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
  • Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
  • Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
  • Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
  • Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
  • Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
  • Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.