Në një kohë që fushata elektorale ka hyrë në një faze intensive, ku partitë politike kanë intensifikuar takimit me qytetarët, duket se Lulzim Basha mendon t’i fitojë mandatet në bilardo.
Drejtuesit i koalicionit Euroatlantik, ka vijuar postimet ndryshe në rrjetet sociale, ku ka pozuar teksa luan bilardo me kandidatin e tij “Hysenin”.
“Shiko çfarë do t’i bëj 4-trës”- thotë Lulzim Basha teksa përplas gurët e biliardos, por asnjëra prej tyre nuk hyn në gropë.
Kujtojmë që në këto zgjedhje Basha kandidon në listë të hapur, ndërkohë që koalicioni Euroatlantik ka si kryetari ish-deputetin, Endri Hasa.
Nga ana tjetër, duket se protagonistët kryesorë të zgjedhjeve me më shumë takime vazhdojnë të jenë Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas tyre renditen Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj, ndërsa Lulzim Bashës duket se e ka marrë shtruar, me video ngacmuese dhe me lojëra.




