Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre të dyshuarit e përfshirë në hetimet për futjen e lëndëve narkotike në burg.
Të dyshuarit N.K., G.S. dhe E.K. do të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, duke qenë në dispozicion të organeve hetimore. Vendimi është marrë gjatë shqyrtimit të kushteve për caktimin e masës së sigurimit dhe marrjes në pyetje të personave nën hetim.
Prokuroria pranë gjykatës është ngarkuar për ekzekutimin e këtij vendimi. Shpenzimet procedurale janë mbuluar, ndërsa shpërblimi për avokatin e caktuar nga gjykata, R.H., do të paguhet paraprakisht nga Zyra e Buxhetit Gjyqësor.
Gjykata ka njoftuar se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
