Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e quan të papranueshme gjuhën dhe leksionet e zotit Kryeministër për gazetarët dhe propozon për gazetaret një bojkot të veprimtarisë se Kryeministrisë në ditën e premte.
Deklarimet e ditës se sotme të zotit Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, drejtuar reporterëve te mediave të vendit, janë një arrogancë në komunikim dhe fyerje e një përfaqësuesi te larte politik dhe shtetëror ndaj gazetarëve në përgjithësi.
Kryeministri i vendit në mënyre të përsëritur përdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave të vendit dhe gazetarëve. Pohime të tilla dhe etiketimet në fjalë përbejnë një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet mes dy pushteteve të njohura në jetën e sotme të shoqërisë, përkatësisht të ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij të medias.
Unioni i Gazetarëve Shqiptare denoncon këtë gjuhë dhe këtë komunikim etiketues të Kryeministrit dhe apelon për një qëndrim refuzues të të gjithë anëtareve të organizatës sonë dhe komunitetit profesional në përgjithësi.
UGSH me indinjate deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kanë një lidhje dhe mbartin edhe përgjegjësinë e madhe për gjendjen kritike në të cilën gjenden gazetarët e sotëm në vend, ndërkohë që vlerësojmë se është përgjegjësia e Tij dhe e institucioneve të tjera ligjore që gjate kësaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shndërrohen në plagë të mëdha, çdo ditë e më tepër në jetën mediatike të vendit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare propozon për gazetarët një bojkot të veprimtarisë se Kryeministrisë në ditën e premte. Ftojmë gjithë editoret e medias shqiptare të bëhen pjesë e këtij reagimi refuzues!
25 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)