Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK.

Pasi janë kryer kontrolle në banesën e Ndrejajt, është sekuestruar një “G Class”.

Në lidhje me këtë aksion janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman, si dhe Ilir Lloshi.

Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në aplikacionin Sky Ecc.