68-vjeçari grek që i mori jetën shqiptarit Brigen Limka pas një sherri për një vend parkimi, është lënë ditën e sotme në paraburgim nga gjykata.

68-vjeçari është shtruar në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ku ka shumë gjasa që hetuesi të urdhërojë ekzaminimin psikiatrik të tij. Në deklaratën e tij, ai ka pranuar krimin, duke shprehur dhe pendesë.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij i moshuari.

68-vjeçari njihej në lagje si problematik për sjelljen e tij, teksa fqinjët pohuan pas vrasjes së babait të tre fëmijëve se ai kishte kërcënuar shumë persona të tjetër në lagje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, pas një sherri për parkingun në lagje, ku edhe punonte shqiptari. Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga 68-vjeçari.