Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, ku tensionet mes opozitës dhe mazhorancës kanë shpërthyer në përplasje fizike.

Gjatë kësaj seance, deputetët e PD-së kishin “zaptuar” karriget e ministrave, duke kundërshtuar procedurat e seancës dhe duke protestuar për çështje të ndryshme. Kjo situatë ka shkaktuar një konfrontim me Gardën e Republikës, e cila ka intervenuar për të ndarë deputetët.

Për të regjistruar këto momente, Berisha ka marrë rol aktiv si “kameraman”, duke filmuar skenat e tensionuara të krijuara në Kuvend.

Gjatë përplasjes, ai ka drejtuar një thirrje ndaj anëtarëve të Gardës, duke kërkuar që të mos preknin deputetët e PD-së: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla!” ka shpallur Berisha, duke ngatërruar emrin e deputetit të PS-së, Taulant Balla, me një tjetër individ.

Berisha: Larg duart nga deputetët kriminel, larg duart nga deputetët kriminel

Bardhi: Ti nuk merr urdhra nga Taulant Balla, merr nga ligji, kriminel! Të jep urdhra ty dhe shkon prek deputetin me dorë. Mos guxo t’i prekësh deputetët

Berisha: Larg duart kriminel nga Taulant Balla