Gjashtë nga 13 kandidatët në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë skualifikuar.
Shkak për këtë është bërë mungesa e dokumentacionit të kërkuar, në aplikimin e tyre. Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë. Nuk dihen ende konkretisht se cilët nga kandidatët janë përjashtuar nga gara.
SPAK çeli garën për drejtuesin e ri të BKH-së, pasi mandati i Aida Veizaj (Hajnaj) përfundon në 31 gusht.Veizaj u emërua në krye të BKH-së në 30 korrik 2020 me një mandat 5-vjeçar.
13 kandidatët për kreun e BKH:
- Andi Pogaçe;
- Artur Beu;
- Astrit Halilaj;
- Elton Kërluku;
- Gentian Ndoi;
- Gentjan Shehaj;
- Gledis Nano;
- Haki Çako;
- Joni Keta;
- Maoricio Sheldija;
- Marinela Pilinçi;
- Miklovan Kanani;
- Nevrus Ndregjoni.



