Sot në mesditë përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e Partisë Demokratike.

Kandidatura e Evi Kokalarit është tentuar të dorëzohet nga avokati i saj në selinë e partisë, por dokumentet nuk janë pranuar nga komisioni përkatës.

Ndërkohë, Alesia Balliu ka paraqitur kërkesën për kandidim përmes një përfaqësuesi të saj, ndërsa mjekja Merema Sela, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje.

Procesi i pranimit të kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike po vijon sipas kalendarit zyrtar, ndërsa komisioni përkatës do të verifikojë më tej dokumentet dhe kushtet përkatëse të kandidatëve.