Kandidatja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, me votat që ka marrë deri më tani ndodhet jashtë Kuvendit, teksa renditej në listë të hapur.
Për “Shqipëria Live”, ajo tha se për një grua gara është e vështirë, teksa nuk kurseu as kolegët. Sipas Gjylametit, ka kandidatë burra nga PS në zonën ku ajo garon, që nuk kanë shkelur fare në terren por kanë marrë më shumë vota.
“Gara për një grua është më e vështirë se s për një burrë. Po e shohim dhe nga rezultati që kandidatët burra, edhe në zonën time, nuk kanë shkelur fare në terren por kanë marrë më shumë vota. Kemi një shpërndarje të votës. Ka kolegë që nuk kanë shkelur në këtë zonë fare. Nuk mund të them se e meritoj unë, por di që në këto vite kam punuar me përkushtim. Nuk di të them që kolegët e mi kanë bërë mirë apo keq. Unë kam qenë në 12 vite pranë votuesve. Mandati meritohet vetëm nëpërmjet votës.
Unë nuk kam qenë për një sistem të tillë, listë e hapur dhe e mbyllur. Unë kam dashur sistem me lista të hapura vetëm. Pavarësisht nëse jam apo jo në Parlament, mbetem e bindur që sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.”– tha ajo.




