Zgjedhjet e PD duan edhe pak orë të fillojnë, teksa Top Channel ka mësuar se gara për numrin 2 të Partisë Demokratike do të jetë mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit.
Siç mëson gazetarja Elda Menga, ndonëse në selinë blu u lakua emri i Blendi Himçit si sfidant i mundshëm i Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm, në fletën e votimit rivali i tij do jetë deputeti Saimir Korreshi.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 18:00, në selinë e PD.
Top Channel
