Pas emërimit të Joni Ketës në krye, ka nisur zyrtarisht gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Mësohet se të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH. Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesë për aplikim; b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ; d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt; e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Ndërkohë, dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.