Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa ajo çfarë është vënë re është se në tavolinën ku qëndron Taulant Balla është vendosur një gardist.

Masa mbrojtëse ndaj kreut të grupit parlamentar të PS vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes tij dhe demokratëve Gazment Bardhi e Klevis Balliu, pas fjalëve të Ballës për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”.

Pas incidentit, Bardhi e Balliu u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit prej ‘Etikës’.

Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Njëkohësisht përmes një reagimi në Facebook, Noka shkruan: “E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë ka thyer rekordin e përshtirësisë”