Ditën e sotme në afërsi të një lokali në rrugën “Besim Alla” në Kombinat, është identifikuar nga stafi një qese me 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet me dije se, granatat nuk kanë lidhje me pronarin e lokalit, por mendohet se mund të jenë lënë aty nga dikush që i kishte në mjet pasi nuk ishin të montuara.

Në parking nuk ka pasur asnjë shënjestër për të cilin do të përdoreshin granatat.

Grupi hetimor po shikon kamerat për të parë e evidentuar kush i ka lënë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.